Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencën e dytë për buxhetin e shtetit të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, tha se viti i ardhshëm duhet të shpallet si viti i ekonomisë.
Zaevi tha se zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të rregullta dhe nuk duhet të mbahen para kohe, pasi sipas tij, shkaktojnë dëme në ekonomi, e rëndojnë punën e bizneseve dhe realizimin e planit të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mos të shkojmë në zgjedhje, t’i japim një mundësi ekonomisë. Ne e dimë se si zgjedhjet e parakohshme parlamentare ndikojnë në biznes, veçanërisht nëse ato zhvillohen paralelisht me zgjedhjet e tjera si zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vrasin ekonominë për katër deri në gjashtë muaj. Zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të rregullta në mënyrë që të mundësojnë që biznesi të bëjë plane dhe hapa të parashikuar”, theksoi Zaev.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...