Kryeministri Zoran Zaev nuk deshi të komentojë dorëheqjen e paralajmëruar të udhëheqësit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, por tha se Qeverisë i nevojitet një opozitë e fortë.
“Ato janë procese të brendshme të cilët anëtarët e OBRM-PDUKM-së bashkë me strukturat udhëheqëse do t’i definojnë vetë, ashtu si është më mirë për to”, tha Zaev në lidhje me pyetjen e gazetarëve në lidhje me paralajmërimin për dorëheqje të kreut të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, shkruan Telegrafi.
“Nuk dua të komentoj gjëra rreth kundërshtarit tonë politik. Vetëm do të them se një opozitë e fortë do ta bëjë qeverinë edhe më të përgjegjshme, më transparente dhe më llogaridhënëse dhe më e përkushtuar ndaj qytetarëve të saj.”, tha Zaev./Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...