Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Samo intervju” në Kanal 5 mes tjerash foli për dekriminalizimin e marhiunës për përdorim personal dhe debatin mbi legalizimin e marihuanës.
“Dekriminalzimi është dhënia e së drejtës qytetarëve të cilët konsumojnë marihuanë për përdorim personal ose 0.5 gramë”, tha kryeministri Zaev duke shtuar se konsumimi i marihunës gjithkund në botë ka dëshmuar se lufton drogat si heroina, kokainë dhe droga tjera vrasëse.
Sipas Zaev, legalizimi i plotë i marihuanës është resurs serioz për zhvillim dhe sjell përfitime ekonomike dhe se këtë e ka provuar shteti i Kanadasë, Kalifornisë dhe Hollandës.
Në pyetjen e gazetarit nëse ka konsumuar ndonjëherë marihuanë, ai u përgjigje negativisht duke thënë se kjo nuk e ndalon atë që të rreshtohet “për” legalizim të marihunës.
“Jo nuk kam provuar, po kjo s’do të thotë se nuk duhet të mbështes diçka që unë nuk e përdor”, deklaroi Zaev duke e pyetur gazetarin nëse ai ka provuar, ndërsa gazetari u përgjigj se gjithçka duhet të provohet në jetë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...