Kryeministri Zoran Zaev pret që vaksinimi të jetë i pranuar në mënyrë sa më masive nga popullata, sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme për ti dhënë fund pandemisë.
Vaksinat janë të sigurta, a për këtë dëshmon përvoja e vendeve tek të cilat deri tani është zbatuar imunizimi. Zaev theksoi se sa më shpejtë që të vaksinohemi, aq më shpejtë do ta mundim pandeminë e cila ndryshoi jetën në gjithë botën por dhe tek ne.
“Informata se të dielën do të arrijnë 24 mijë vaksina përmes Kovaks sistemit e dinim që para tre ditëve, por mbrëmë ministrit Filipçe iu konfirmua dhe ai e publikoi atë. Me këtë mund të filloj hapi i parë i imunizimit masiv në vendin tonë”, deklaroi Zaev./alsat
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...