Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp ka njoftuar për pikat të cilat janë diskutuar nga ministrat në seancën e sotme qeveritare.
Ai njoftoi se qeveria ka ndërprerë marrëveshjen për ndërtimin e minierës në Kazandol dhe tha se vendimi do të hyjë në fuqi një ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me Ligjin e gjuhëve, Zaev tha se janë duke shqyrtuar mundësinë që të dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për veprimet e presidentit Gjorge Ivanov për mos dekretimin e ligjit dhe ftoi presidentin Gjorge Ivanov që ta nënshkruajë të njëjtin.
Ai foli edhe për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia, duke thënë se ka pasur dyshime mbi diplomatin për spiunim dhe se vendimi është në të mirë të shtetit.
https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/10156423879252932/
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...