Kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve tha se “Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjithmonë ka mbajtur qëndrim se për hyrje në BE duhet të hapet Kushtetuta”.
Zaev tha se këtë e ka bërë Kroacia para hyrjes në BE dhe se si Qeveria janë të gatshëm jo vetëm për bullgarët, kroatët, egjiptasit, austriakët, romët, por edhe për bashkësitë më të vogla etnike.
Zaev theksoi se qytetarët janë të lirë se si do të deklarohet në regjistrimin e popullsisë.
“Momentalisht nuk na duhet ndonjë ndryshim kushtetues se si ndjehet qytetari në regjistrim. Kjo është e lirë. Secili është i lirë të tregojë se cilit grup fetar i përket dhe të deklarohet se çfarë etnie ka”, tha Zaev./Telegrafi/
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mb...
Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për men...
Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdh...
“Ecim tutje”, mesazhi i Doarsa Kica-Xhelilit ndaj kritikëve ...
Dejona Mihali kritikon opozitën: Ju duhen zgjedhjet me i thë...
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë astronautët e misionit histo...