“Zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve presidenciale e çojnë shtetin në rrugën e ve duhur dhe i lehtëson përpjekjet për marrjen e datës së bisedimeve me Bashkimit Evropian”, e ka njoftuar zëvendës sekretari për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Shtetëror, Matthew Palmer kryeministrin Zoran Zaev në takim e tyre që u mbajt me shënimit të Asamblesë së Përgjithshme të EBOR në Sarajevë.
Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, është potencuar bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me çka kryeministri Zaev ka shprehur falënderime për përkrahje e vazhdueshme të ShBA-ve për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Zgjedhjet demokratike dhe të pastra vërtetuan se vendi ynë është me demokraci të pjekur, ndërsa qytetarët dhanë mbështetje masovike për konceptin e një shoqërie për të gjithë. Treguan si vend se kemi kapacitet t’i zgjidhim çështjet e vështira, ndërsa tani jemi të përqendruar tek e ardhmja e progresit ekonomik të vendit. Me 12 protokolle të ratifikuara për anëtarësimit tonë në NATO tashmë ndjehen efekte pozitive dhe inkurajim për investime të reja. Për ne është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të na japë datë për nisjen e bisedimeve që ta realizojmë ëndrrën evropian të shumë gjeneratave”, ka thënë Zaev.
Palmer ka potencuar rëndësinë e vendit tonë që të marrë datë për bisedime me BE-në dhe në këtë drejtim ka theksuar se është optimist posaçërisht për shkak faktit që Maqedonia e Veriut tregoi se është shembull në rajon me nënshkrimin dhe realizimin e marrëveshjes së Prespës dhe me proceset reformuese./Telegrafi/
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...