Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, pas të cilit takim Zaev deklaroi se janë dakorduar për shumë çështje të rëndësishme në kuadër të kushteve të vendosura nga të dyja palët.
Zaev u deklarua optimist se do të marrë mandatin për të formuar qeverinë, megjithatë nuk deklaroi nëse ka marrë garancë nga kreu i BDI-së për mbështetje me nënshkrimet e deputetëve të partisë së Ahmetit.
Zaev shtoi se palët kanë rënë dakord për formimin e një organi që në shpërndarjen e buxhetit do të kujdeset për zhvillimin e komunave më të varfëra dhe vendeve rurale me zhvillim më të vogël.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...