Kryeministri Zoran Zaev pret që të rritet numri i deputetëve që do të mbështesin procesin e ndryshimeve kushtetuese.
Ai mendon se tetë deputetët e përjashtuar nga OBRM-PDUKM, akoma kanë ndikim mbi kolegët e tyre dhe me argumente dhe komunikim do ta ndihmojnë procesin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të angazhohemi deri në fund që të kemi konsolidim maksimal në shoqëro për ndryshimet kushtetuese. Në fazën e parë kishim proces përfshirës, tani faza e dytë në seancë plenare, ndërsa në fazën e tretë mund të rritet numri prej 80 deputetëve”, tha Zaev.
Ai shtoi se akoma nuk e ka lexuar tekstin e ligjit për amnisti, të cilin e kanë propozuar tetë deputetët e pavarur, por si inicues i procesit të pajtimit, Zaev thotë se urrejtja dhe dallimet duhettë tejkalohen.
I pyetur nëse do të kandidonte për president të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Zaev mohoi duke thënë se kandidat më të mirë se ai për president të shtetit.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...