Kreu i LSDM-së Zoran Zaev pret marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike, sepse, siç thotë ai, të gjithëve u është bërë e qartë se bëhet fjalë për zgjidhje formale të shteti së drejtës.
Ai apelon, pas debatit publik në Kuvend, që në tre ditët e ardhshme partitë të formulojnë të gjitha propozimet, që ato të përfshihen në ligj në formën e amendamenteve dhe, siç thotë ai, nëse është e nevojshme Qeveria ta paraqesë atë në Kuvend të hënën dhe ai të votohet para shpërbërjes së Kuvendit.
“Ne duhet ta miratojmë së pari për hir të shtetit dhe popullit tonë, dhe sigurisht që do të mirëpresim që të japim mjete dhe argumentet plus komisionerit dhe vendeve të BE-së dhe për vendimin e ardhshëm për endin tonë të planifikuar në maj në Zagreb, duke pasur parasysh që zgjedhjet janë në 12 prill. Qeveria do të formohet diku në maj dhe është mirë ta miratojmë. Edhe nëse nuk e miratojmë, duhet ta miratojmë pas zgjedhjeve. Çka do të ndryshojë? A do ti ndihmojë shtetit ose jo. Le ta ndihmojmë të gjithë shtetin”, tha Zaev.
Ai theksoi se bëhet fjalë për zgjidhje me flamur evropian, në përputhje me Strategjinë Kombëtare Evropiane, e cila mund të harmonizohej me përfundimin e punës së kësaj përbërje parlamentare./telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...