Zaev ju bën thirrje deputetëve dhe OBRM-PDUKM-së të përkrahin Ligjin për Prokurori Publike

13:33 | 24 Janar 2020

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencë për shtyp sot deklaroi nga OBRM-PDUKM që ta pranojë Ligjin për Prokurori Publike që duhet të miratohet në Kuvend. Ai thotë se shumë shpesh theksohet nevoja e miratimit të këtij ligji nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe po ndërlidhet me nisjen e bisedimeve.

“Miratimi i Ligjit për Prokurori Publike garanton të ardhmen evropiane në shtet. Është sukses për shtetin e së drejtës. Nga përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, më shpesh theksohet nevoja e miratimit të këtij ligji dhe po ndërlidhet me datën e nisjes së bisedimeve me BE-në”, thotë Zaev.

Sipas tij, të gjithë kapacitetet demokratike duhet të angazhohet për këtë ligj, i cili do të garantojë se politikanët nuk do të lihen anësh në gjyqësi dhe të njëjtit nuk do të jenë prokurorë.

“Për të gjithë rastet dhe lëndët aktuale, duke përfshirë edhe ato të PSP-së, duhet të garantohet përfundimi profesional dhe efikas. Krimi dhe veprimet joligjore duhet të trajtohet në mënyrë profesionale dhe të dënohen”, tha Zaev duke shtuar se kjo është e mundur vetëm me Prokurori të çliruar nga politika.

Zaev thotë se deputetët, partitë politike dhe politikanët duhet të ndërmarrin përgjegjësi kur është në pyetje shteti i së drejtës dhe e ardhmja evropiane.

 

Lajmet më të lexuara