Kryeministri Zoran Zaev kërcënon me një padi kundër portalit “Republika” në qoftë se ata nuk kërkojnë falje për tekstin në të cilin kryeministri, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, u quajtëm andartë e brendshëm modern për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë.
Andartët përndryshe janë anëtarë të një formacioni paramilitar guerilas grek, të cilët në fund të shekullit XIX-të dhe fillim të shekullit XX-të mori pjesë në Luftën për Maqedoninë, në mënyrë që pjesët e Maqedonisë dhe Thrakisë t’i bashkoheshin me Greqinë.
Në demantimin e qeverisë, i nënshkruar nga kryeministri, kërkohet që “Republika” të kërkojë falje brenda dy ditësh dhe të tërheqë tekstin. Përndryshe, kundër portalit do të iniciohet padi në përputhje me Ligjin mbi Përgjegjësinë Civile për ofendim dhe shpifjen. /Telegrafi
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...