“Përgjegjësinë e vërtetojnë organet hetimore për secilin që ka shkelur ligjin, madje edhe nëse ka indicie për këtë punë ne do të kërkojmë përgjegjësi politike deri sa ta vërtetojë pafajësinë e tij”, tha Zaev për televizionin Sitel.

Ai shton se pushteti duhet të jetë shembull më i mirë për kthimin e besimit tek sundimi i së drejtës, shtetit të së drejtës. Zaev porositi se shteti ka krijuar kushte të plota, që organet gjyqësore dhe hetimore pa dallim se për kë bëhet fjalë, në mënyrë të lirshme të punojnë dhe veprojmë.

Zaev sonte në mbledhjen e Këshillit Qendror do t’i theksojë edhe propozimet e nënkryetarëve të partisë dhe propozimin për ministër të Financave./Telegrafi/