Bashkimi Evropian kërkon që Maqedonia e Veriut të gjej mënyrë dhe mundësi të ndryshme që të mund të realizohet veting i suksesshëm, por BE nuk është kundër vetingut në vend.
Kështu deklaroi kryeministri Zaev, duke shtuar se do të mundohen që njëherë të zgjidhen çështjet paraprake që lidhen me procesin e vetingut, sic është prodhim i kuadrove te reja të gjykatësve dhe prokurorëve shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Argumentet tona janë se ne jemi vend i vogël, nëse nuk i shfrytëzojmë kapacitet të cilët kanë njohuri dhe përvojën praktike atëherë nuk do të mund t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që i kemi si shtet. Besoj se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë në atë që do të thotë më shumë prodhim më shumë të kuadrove të ardhshme për prokurorë dhe gjykatës. Të gjithë juristët me mbi 5 vjet përvojë, më saktësisht bashkëpunëtorët profesional nëpër gjykata, prokurorët, avokatët por edhe jurist të tjerë që kanë përvojë pune ,të mund 3 deri 4 muaj të shkojnë në testim, të japin provimet dhe të mund të bëhen prokurë dhe gjykatës të ardhshëm”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë
Shqipëria dhe Kroacia pajtohen për forcimin e mëtejshëm të m...
Ministri i Jashtëm belg vjen nesër në Prishtinë, takohet me ...
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...