Kryeministri Zaev, kërkoi mirëkuptim nga Sindikata, sepse sipas tij shteti nuk ka mundësi të ofrojë rritje më të madhe se 10%, megjithatë tha se Ministri i Arsimit do të vazhdojë bisedimet.
“Ne bëjmë gjithçka që kemi në kuadër të mundësive tona. Unë i respektoj të drejtat e punëdoreve. 09:11 Bëjmë përpjekje maksimale. Ata nëse tërhiqen nga 10%-shi, falë Zotit, sepse edhe ashtu me vështirësi i gjejmë paratë. Ne do të ofrojmë atë që kemi mundësi, atë që nuk e kemi, nuk e ofrojmë dot. Kërkoj të kenë mirëkuptim”, deklaroi Zaev.
Nga SASHK-u thonë se nëse nuk plotësohet kushtet e arsimtarëve për rritje më shumë se 10 për qind të pagave do të hidhen në grevë. Ndërsa orët mësimore që fëmijët do t’i humbin në rast greve, do të kompensohen duke u angazhuar shtesë./INA
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë