Kryeministri Zoran Zaev, në seancën e sotme parlamentare duke iu përgjigjur deputetit Ilija Dimovski, tha se veprimi i policisë financiare dhe i Drejtorisë Doganore në fshatin Luboten të Shkupit nuk ka kontekst etnik dhe nuk është synuar kundër shqiptarëve.
“Bëhet për rreth 13.6 ton kontrabandë me duhan. Ai nuk është prodhuar në Ljuboten. Dhe kjo nuk është veprimi i vetëm deri më sot për kontrabandën ilegale. Kryetari i Novo Sellës, i cili ishte nga radhët tona, u arrestua për kontrabandën e produkteve të duhanit. Dhe ai kaloi gjashtë muaj burg për këtë. Mund të jetë pak, por në kohën tuaj janë marrë vetëm ndëshkime me kusht”, tha Zaev nga foltorja e Kuvendit.
Bëhet fjalë për rastin e kryetarit të komunës së Novo Sellës, Boro Stojçevski, i cili më pas dha dorëheqjen dhe u zhvilluan zgjedhje të reja lokale në të njëjtën komunë./Telegrafi/
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj