Turqia është vendi me të cilin kemi bashkëpunim të gjatë në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të të dyja vendeve. Trajnimi, logjistika dhe mbështetja materiale që marrim nga ky bashkëpunim janë të një rëndësie të madhe. Veçanërisht për shkak të ngritjes së standardeve të trupave dhe ushtrisë tonë sipas standardeve të NATO-s, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë Hulusi Akar.
Kryeministri Zaev, gjatë takimit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Republikës së Turqisë në arritjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, anëtarësim në NATO dhe BE.
Në takim, Zaev gjithashtu e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Republikën e Turqisë, e cila është në krye të listës së vendeve me të cilat kemi bashkëpunimin më të mirë ekonomik. Ai veçoi bashkëpunimin në çështjet dhe politikat e mbrojtjes dhe sigurisë për të cilat me Turqinë ndajmë qasje të përbashkët ndaj kërcënimeve të sigurisë globale.
Ministri Akar gjatë takimit e theksoi historinë e gjatë të bashkëpunimit të suksesshëm në mes të dyja vendeve dhe shprehu kënaqësinë për përparimin e vendit tonë në proceset euroatlantike, ku shtoi se, anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO është çështje kohe.
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...