Pas luftës së nisur nga Rusia, do të ketë ndryshime rrënjësore, jo vetëm në politikën evropiane por edhe në atë botërore, tha në intervistën për AIM-n ambasadorja e Ukrainës në vend Natalia Zadorozhnjuk.
Për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, ambasadorja Zadorozhnjuk tha se Kievi tani po punon që të kalojë shpejt procedurën speciale dhe Ukraina të bëhet anëtare e BE-së.
“Gjithçka varet nga vullneti politik i Evropës, mbi të cilin po punon Kievi. Bashkimi Evropian tani po ndërmerr hapa të paprecedentë për të mbështetur Ukrainën. Do të presim përgjigjen e Komisionit Evropian”, tha Zadorozhnjuk për AIM-n.
Ambasadorja tha se sot nuk ka asnjë valë të madhe refugjatësh nga Ukraina në Maqedoninë e Veriut.
“Shumica e njerëzve janë akomoduar tek miqtë dhe të afërmit. Shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut telefonojnë dhe vijnë në Ambasadë dhe ofrojnë akomodim për qytetarët tanë, për çka u jemi jashtëzakonisht mirënjohës.
Aktualisht jemi duke punuar me agjencitë përkatëse qeveritare për të siguruar që qytetarët tanë të kenë mundësinë të kërkojnë kujdes mjekësor kur është e nevojshme dhe që fëmijët të ndjekin shkolla dhe kopshte. Sot kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për këtë çështje”, shtoi ambasadorja e Ukrainës në RMV./telegrafi/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s