Zëvendës ndihmës i sekretarit të Shtetit Heyt Brian Yee deklaroi se vendi i tij nuk kundërshton që Rusia të ndihmojë në krizat humanitare dhe situatat e jashtëzakonshme, por dyshon ndaj qendrës humanitare ruse-serbe në aeroportin në Nish.
“Nuk më është e njohur që punëtorëve humanitarë në vendet tjera u nevojitet imuniteti diplomatik. Për shkak të të gjithë kësaj, konsiderojmë se Rusia ka synime tjera me këtë qendër”, ka thënë Yee në një intervistë për javoren serbe NIN.
Ai ka shtuar se SHBA-të për shkak të kësaj konsiderojnë se Rusia me këtë qendër ka disa synime tjera.
“Çështja kryesore është pse Rusia dëshiron ta bëjë këtë qendër në Nish me imunitet diplomatik për personelin e saj. Ende nuk kam dëgjuar shpjegim të mirë për këtë”, ka thënë Yee.
I pyetur se si SHBA-të do të reagojnë nëse Serbia do të lejojë statusin diplomatik për personelin rus të qendrës humanitare ruse, diplomati amerikan ka thënë se Serbia është shtet sovran.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...