Zv.ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Hoyt Yee, në forumin për siguri rajonale në Dubrovnik, vlerësoi se ngjarja më e errët në Ballkan këtë vit ka qenë 27 prilli në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa lajmi më i mirë për gjithë rajonin ka qenë formimi i Qeverisë në Maqedoni.
Hoyt Yee kishte takim dypalësh me shefin e diplomacisë të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ku e potencoi mbështetjen e SHBA-së për integrimin euroatlantik të Maqedonisë.
Emri i Hoyt Yee kohëve të fundit është përmendur si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Maqedoni, por në javët e fundit është vonuar emërimi i funksionarëve të rinj edhe në Maqedoni edhe në vende tjera.
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...