Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Xhaferi shkruan se Sasoli ishte i përkushtuar ndaj paqes dhe barazisë dhe ishte mbështetës i fuqishëm i zgjerimit të BE-së.
“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të shpreh ngushëllimin më të thellë ndaj familjes, ndaj të afërmve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së Kryetarit të Parlamentit Evropian, kolegut dhe mikut tonë të dashur David Sassoli. Kryetari Sasoli, ishte politikan i cili shihte në ardhmëri, ishte i përkushtuar ndaj paqes dhe barazisë dhe ishte mbështetës i fuqishëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian”.
“Trashëgimia e tij përfshin krijimin e familjes së përbashkët evropiane e cila do të përgjigjet ndaj pritjeve të gjithë qytetarëve evropianë. Me respekt të sinqertë ndaj trashëgimisë së tij, shprehim keqardhje për humbjen e tij bashkë me familjen e tij dhe kolegët nga Parlamenti Evropian”, ka shkruar Xhaferi./telegrafi/
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...