“Jeta e gjithë atyre që ishin në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar, ishte e rëndësishme, por rezultati i vdekjes së ndonjërit prej liderëve, do të ishte lufta qytetare”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili sot ka qenë i ftuar në TV Telma për të diskutuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar.
Ai tha se gjatë kohës së incidenteve ka komunikuar me familjarë, mediume, përfaqësues vendor, të huaj, si dhe përfaqësues të partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është e saktë që kam komunikuar me ministrin për ta pyetur se çfarë po ndodh, ndërsa me drejtorin nuk kam mund të kontaktoj”, tha Xhaferi.
Ai shtoi se prania e Ali Ahmetit në Kuvend natën e 27 prillit, do të shkaktonte probleme më të mëdha, duke pasur parasysh siç tha, ngjarjet e vitit 2001.
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave