Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nives Tiganj.
Siç theksohet në kumtesë, Xhaferi ka potencuar marrëdhëniet e jashtëzakonshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë dhe ndau pritjen se do të vazhdojnë me dinamikë të zmadhuar edhe në periudhën në vijim. Shkurtimisht e informoi ambasadoren për aktivitetet e Kuvendit, zgjedhjen e komisioneve, agjendën legjislative, kushtet e reja të punës për shkak të pandemisë me Covid-19, si edhe aktivitetet lidhur me agjendën evropiane.
Drejtoi mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që institucionet më të larta shtetërore ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin e integrimit evropian të vendit dhe shprehu pritjen se si aleatë në NATO do të kemi bashkëpunim të frytshëm. Xhaferi e riafirmoi edhe nevojën për bashkëpunim të mëtejshëm miqësor dhe konstruktiv edhe në organizatat ndërkombëtare multilaterale dhe rajonale.
Ambasadorja Tiganj, siç theksohet tutje në kumtesë, e ka përshëndetur formimin e Qeverisë dhe funksionalitetin e Kuvendit dhe informoi për aktivitetet e ardhshme të paralajmëruara ndërmjet përfaqësuesve shtetërorë të të dy vendeve në periudhën e ardhshme, me ç’rast theksoi se për Republikën e Kroacisë, me rëndësi të veçantë është përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut kah Bashkimi Evropian, si edhe kultivimi i dialogut politik stabil ndërmjet pushtetit dhe opozitës.
Bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, mandej bashkëpunimin ndërmjet industrive ushtarake dhe bashkëpunimin ushtarak ndërmjet dy shteteve, si edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare./Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...