Ligji i gjuhëve akoma nuk ka arritur tek Gazeta Zyrtare.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk jep përgjigje konkrete se kur Ligji i gjuhëve do të shpallet në Gazetën Zyrtare, pa nënshkrimin e presidentit Gjorge Ivanov.
“Nuk ngarkohem shumë me kohën, pasi nuk ka afate kohore për publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë çështje pak ditë më parë ka reaguar edhe ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fouere, i cili në një intervistë për AIM tha se qeveria duhet sa më parë ta dërgojë ligjin në Komisionin e Venecias.
Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve për herë të tretë u miratua në mes të muajit mars, nën një atmosferë të tensionuar.
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...