Kryeparlamentari maqedonas, Talat Xhaferi përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë pamje nga dëmtimet e objektit të Kuvendit si pasojë e protestave të dhunshme gjatë mbrëmjes së djeshme.
Xhaferi thotë se dënon ashpër huliganizmin, dhunën dhe nxitjen e urrejtjes.
“Pasojat nga sjellja e mbrëmshme е egërsuar para Kuvendit. Pranoj dhe mbështes të drejtën e secilit në protestë, të shprehjes së qëndrimit. Vazhdimisht dhe fuqishëm e dënoj huliganizmin, dhunën, nxitjen e urrejtjes sepse ato nuk janë zgjidhja”, shkruan Xhaferi.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës