Kryetari i Kuvendit në Maqedoni, Talat Xhaferi në një intervistë në RTV Dukagjini, ka folur edhe për rastin e Kumanovës.
Ai pa dashur të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë, ka thënë se në rast se iniciohet ndonjë veprim që i hapë rrugë hetimit ndërkombëtarë për këtë rast, atëherë a do ta procedoj sa më shpejt.
Duke komentuar akuzat e familjarëve se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka futur ata në kurth, Talat Xhaferi tha se kjo nuk qëndron.
Madje ai tha gjithashtu se Ahmeti ka tentuar të ndalë një veprim të tillë që ishte paralajmëruar, duke treguar në një formë se BDI ka qenë në dijeni për mundësinë se një gjë e tillë mund të ndodhë.
“Në asnjë mënyrë, nuk mbanë vlerësimi se Ali Ahmeti është ai që ka bërë kurth.
Në veçanti, Ali Ahmeti me një pjesë të udhëheqësisë së partisë, ka qenë person i cili me cdo kusht ka tentuar që t’i bindë ata ish-shokë tonë të hekin dorë nga një veprim i tillë i mundshëm që e patën paralajmëruar.”, tha ndër të tjera Xhaferi.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave