Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, në një shkrim të tij për gazetën “Politika” iu drejtua qytetarëve për të mirat e BRICS duke vënë në pah edhe, sipas tij, mangësitë e Bashkimit Evropian, për të cilin shprehet se është një projekt që po shkon drejt fundit.
I sanksonuari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se në BRICS nuk të imponojnë politikat, nuk të thonë të sanksionosh askënd dhe nuk të detyrojnë të vësh flamurin ukrainas.
“Serbia po tenton që politikën e Rusisë ta implmentojë në Kosovë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në kontestin ekonomk, avancimin dhe rikthimin drejt politikës së BRICS është tregus i qartë ndërsa në kontestin ushatrak dihet se tentavia e Rusisë që përmes Serbsië të inflencojë dhe të dal në detin Adriatik dhe Mesdhe,” shprehet Drizan Shala, Ekspert i Sigurisë
Përderisa bindjet e Vulin për Kosovën janë të njohura, ai tha se për Serbinë nuk ka vend në Bashkimin Evropian edhe nëse heq dorë nga Kosova, gjë që thotë se nuk do e bëjnë.
“Këto deklarime që nuk do të heqim dorë nga Republika e Kosovës padyshim nuk është lajm por është tregues i qartë që në aspektin taktik e operacional Serbia do të vazhdojë të implementojë kërkesat e saja në kontestet e cënimit të sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës por njëkohësisht ky cenim dhe kjo prishje e ekuilibrave të sigurisë do ta atatkojë drejtëpërdrejt edhe Sarajvevën”
Ish-kryespiuni serb ka lidhje të forta me Rusinë dhe shihet si aleat i fortë i regjimit të Kremlinit./a2cnn/
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri