Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se nuk presin shumë nga takimi Aleksandar Vuçiq dhe Federica Mogherini, por se pritet presion më shumë ndaj presidentit serb, transmeton portali arbresh.info.
“Unë e di se këto presione nuk do të kenë sukses në ndonjë mënyrë për të ndryshuar Vuçiqin në një kuptim politik, dhe askush nuk mund ta presë atë. Shpresoj se Mogherini ka mësuar se Vuçiq mund t’ju tregojë se çfarë mendoni, por ju nuk mund t’i impononi mendimin, sidomos jo përmes kërcënimeve”, tha Vulin për TV Pink.
Kujtojmë se shefja e BE-së për Poltikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini gjendet në Beograd ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq./Arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit