Ministri i Punës, Aleksandar Vulin, ka thënë se nuk ka asnjë informacion që Aleksandar Jablanovic është sërish në krye të Listës Serbe.
Ai ka shtuar se Lista Serbe do të jetë një lëvizje që do gjithmonë do të ketë përkrahjen e qeverisë së Serbisë, shkruan B92, transmeton portali arbresh.info.
“Kryetari i Listës Serbe do të zgjedhjet nga qeveria jonë. Për mua kjo është e vetmja e vërtetë, por edhe për anëtarët e Listës Serbe”, tha Vulin.
Drejtori i zyrës për regjistrimin e subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Miradi Mavric, ka konfirmuar se Jablanovic është sërish në krye të Listës Serbe.
Jabllanovic i cili ka qenë Ministër për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës është larguar nga kjo pozitë në shkurt të vitit 2015 për shkak të deklaratave fyese ndaj nënave në Gjakovë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...