Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka vazhduar të deklarohet kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ai tha se formimi i ushtrisë është i papranueshëm për Serbinë dhe se sipas tij KFOR-i është i vetmi garantues i sigurisë në Kosovë në pajtim me Rezolutën 1244 të OKB-së.
Në një takim që Vulin pati sot me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, ka thënë se serbët në Kosovë e shohin vetën të sigurt vetëm me KFOR-in, transmeton Indeksonline.
Ndërsa Gjenerali Lorenzo D’Adadario tha se respekton qëndrimin e qeverisë serbe dhe sjelljen e tyre të përmbajtur gjatë zhvillimeve në Kosovë.
Përpos kësaj, Vulin ka kërkuar që KFOR-i të mbetet me kapacitet të plotë në Kosovë, duke theksuar se vendimi për reduktimin e trupave të KFOR-it duhet të varet në vlerësimin e vazhdueshëm të zhvillimeve në sferën politike dhe jo në bazë të datave të caktuara.
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën