Qendra për Studime Euro-Atlantike (CEAS) i ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta shkarkojë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq.
Kjo thirrje e CEAS, vjen pas të dhënave, siç thuhet, provave të reja të prezantuar për vrasjen e civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë nga njësia që ishte nën komandën e tij.
Deklarata e CEAS-së kujton se në fillim të muajit janar të vitit 2012, Fondi për të Drejtën Humanitare, akuzon Dikoviqin për krime të rënda të luftës, krime në masë kundër civilëve shqiptarë, të kryera në prill-maj 1999 në fshatrat: Izbicë, Rezallë, Çikatovë e Vjetër, Vërbofc, Zabeli i Poshtëm, Gllanasellë, Gllogofc (të Drenicës), vrasjen në masë të civilëve, në mesin e të cilëve afro 50 të mitur, plaçkitje, dhunime, granatime e djegëje të shtëpive, transportimin dhe fshehjen e së paku 250 kufomave në varrezën masive në Rudnice, afër Rashkës. Më pas akuza tjetër është në vitin 2015, ku janë lëshuar fakte të tjera ndaj Dikoviqi që ai dhe njësiti i tij pë krimet që kanë kryer në Rudnicë./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja