Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Beograd është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Vuçiqi bëri të ditur se me Sorensenin ka zhvilluar një bisedë të hapur lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut dhe vazhdimin e tij me përfshirje më aktive të BE-së.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shprehur shqetësimin për pranimin e Kosovës në aleancën ushtarake rajonale.
“Pranimi i Kosovës në aleancën ushtarake rajonale rrit më tej tensionet dhe kërcënon sigurinë e popullit serb. Theksova nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë, pa vonesa të mëtejshme, drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka theksuar ai.
Sipas tij, është në interes të të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimet dhe, me ndërmjetësimin e BE-së, të këmbëngulin në zbatimin e plotë të angazhimeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren.
Në një postim në Instagram, Vuçiq ka theksuar se biseda ishte e hapur dhe ka shprehur shqetësimin e tij për, siç tha ai, sfidat me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë.
Ai ka theksuar se i kishte bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë seriozisht këto çështje dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar respektimin e të drejtave të popullit serb.
Ulutash takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi...
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...