Kryeministri serb, Aleksandar Vuqiq ka falënderuar të premten shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogherini për vizitën në Serbi, duke thënë se është e mirëseardhur, ndërkohë që ka shprehur keqardhje për incidentin në parlament gjatë fjalimit të Mogherinit.
“Sot në Parlamentin e Serbisë nuk jam ndier si dikush që është mysafir i mirë dhe sikur dikush i cili në këtë vend do të duhej të ishte mikpritës i zonjës Mogherini dhe më vjen keq për shkak të kësaj”, ka thënë Vuqiq gjatë prononcimit të përbashkët me kryediplomaten evropiane pas takimit në Beograd.
Ndryshe, shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini është përballur me një situatë të pakëndshme derisa po fliste në foltoren e Kuvendit të Serbisë, pasi që gjatë kësaj kohe deputetët e Partisë Radikale kishin bërtitur “ua” dhe kanë thirrur parullën “Serbia, Rusia, nuk na duhet Unioni”.
Mogherini fillimisht u është drejtuar të pranishmëve në gjuhën serbe, ndërsa gjatë gjithë kohës derisa po fliste, gjysmë ore, radikalët vazhduan që të bërtasin. Ata njëkohësisht kanë goditur me duar karriget në të cilat ishin ulur.
Pavarësisht sjelljes skandaloze të Sheshelit dhe deputetëve radikalë, Mogherini ka vazhduar me fjalimin e saj dhe e ka përfunduar në mënyrë të qetë.
Në sallën e Kuvendit deputetët e lëvizjes Dveri kishin përgatitur transparente në të cilat shkruante në gjuhën serbe dhe angleze “Serbia nuk i beson Brukselit”.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...