Mediat serbe raportojnë bazuar në informacione jozyrtare se presidenti serb Aleksander Vuçiq ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.
Kjo pasi siç raporton “Blic”-i serb, kreu i shtetit serb nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe ka fluturuar prapë për në Beograd.
Vuçiq raportohet se nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është kontrolluar, ai ka vendosur të kthehet në Serbi.
Presidenca serbe pritet të japin informacione lidhur me këtë sot gjatë ditës. Vuçiq kishte paralajmëruar se në SHBA do të takohej edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...