Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij do të bëjë gjithçka të mundur që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s, por ka pranuar se kjo do të jetë një luftë e vështirë.
Do të jetë luftë e vështirë politike, me rezultat të paqartë, por ne do të bëjmë gjithçka”, ka thënë Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ai ka thënë se nuk e kupton se “përse dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit midis Beogadit dhe Prishtinës, prej Kosovës vijnë kërcënime me luftë”.
“Diçka e çuditshme po ndodh në rajon, sikur të gjithë po i tregojnë muskujt. Ne jo. Këtë politikë nuk e pranojmë”, ka thënë Vuçiq.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media