“Deklarata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas dialogut në Bruksel tregon se Prishtina nuk është e gatshme dhe nuk është në gjendje të mbajë fjalën për më shumë se dy minuta”, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç përmes një interviste telefonike për ‘Politiko’.
Pas takimit në Bruksel, me iniciativën e BE-së, Thaçi dhe Vuçiç kanë deklaruar se takimi ka ndihmuar në uljen e tensioneve, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, sipas kryeministrit serb, Thaçi ka dhënë deklaratë të ‘gabuar’ kur ka theksuar se ‘udhëheqësit e Serbisë kanë filluar të njohin pavarësinë e Kosovës’ dhe sipas tij një deklaratë e tillë mund të shkaktojë tensione të reja.
“Kjo deklaratë tregon se ata nuk janë në gjendje dhe të gatshëm të mbajnë fjalën për më shumë se dy minuta. Ai nuk ka deklaruar asgjë mbi të cilat kemi rënë dakord”, është shprehur Vuçiç.
Deklaratat e Thaçit u komentuan edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila është shprehur se shpreson se në orët dhe në takimet e ardhshme të bëhen më pak komente rreth çështjeve të pazgjidhura.
Portal kujton se tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë rritur në fillim të këtij muaji, pasi Beogradi nisi trenin me mbishkrim ‘Kosova është Serbi’ drejt Kosovës, tren i cili më pas u kthye mbrapsht pas ndërhyrjes së forcave speciale./Arbresh.info
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...