Më 16 janar, Serbia do të mbajë referendum për ndryshim të Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me drejtësinë.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar ta mbajë atë edhe në Kosovë, përkatësisht në pjesët ku jetojnë serbët.
Sipas mediave në Serbi, Vuçiç ka njoftuar sot kabinetin qeveritar serb se ka marrë njoftim joformal se kjo nuk do të lejohet nga institucionet e Kosovës, njofton B92.
Më pas, ai ka folur edhe për situatën sipas tij të vështirë në lidhje me dialogun.
“Nuk e kemi as në horizont vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, – ka thënë Vuçiç.
“Shpejtësia e përparimit të Serbisë, në rajon po shikohet me shqetësim të pjesshëm ose dëshirë për të mos ecur me atë shpejtësi. Sidomos kur bëhet fjalë për forcimin e ushtrisë sonë, Zagrebi dhe Prishtina janë më të pakënaqurit”, – tha me tej Vuçiç.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...