Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia ka një politikë të mirë mbi emigrantët, ndonëse ai ka theksuar se “ata mund të pozicionohen edhe më mirë”.
“Pozicioni im për këtë çështje është i ndryshëm. Unë nuk kam frikë nga emigrantët, edhe pse në mesin e tyre mund të ketë edhe njerëz të këqinjë dhe të mirë”, tha ai para gazetarëve, pasi është pyetur mbi politikën aktuale të emigracionit në Serbi, shkruan “RTS”, transmeton portali arbresh.info
Sipas tij, Serbia mund të përdorë mirë krizën, ndërsa ka shtuar se “fëmijët e emigrantëve kanë të gjitha të drejtat”.
Në të njejtën kohë ai ka bërë të ditur se një numër i vogël emigrantësh ndodhen në Serbi, ndërsa kujtoi se kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë punë të mirë për emigrantët dhe refugjatët.
Përkundër deklaratave të Presidentit serb, “Al Jazzera” ka raportuar për vdekjen e një vajze të vogël në kufi me Kroacinë dhe për shpërfilljen e autoriteveve serbe ndaj familjes së saj.
Artikullin në fjalë mund ta lexoni këtu: Vdekja tragjike e refugjates 6- vjeçare në Serbi
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit