Mbrëmë në qytetin e Gostivarit ka ndodhur një përleshje e armatosur me armë zjarri, ku për pasojë një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Gostivarit.
Deri tani nuk dihen shkaqet e përleshjes dhe dorasi, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është dërguar në gjendje të rëndë një 28-vjeçar me inicialet G.A. nga Gostivari, me plagë të mëdha në kokë të shkaktuara nga armë zjarri. Personit në fjalë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra. Ndërkohë SPB-ja e Tetovë po merr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e djeshëm të policisë. //klanmaqedoni/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër