Lulzim Bitri, është 40-vjeçari nga Elbasani i arrestuar në Tetovë të Maqedonisë.
Ai u përfshi në një përplasje të armatosur në Tetovë dy ditë më parë.
Nga shkëmbimi i zjarrit një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në Tetovë të Maqedonisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.
Gazeta Shqiptare mëson se përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve e si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi.
Mbi 40-vjeçarin nga Elbasani rëndon akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim. Po ashtu ndaj Lulzim Bitrit, që është lënë në paraburgim për 30 ditë sa të zhvillohen hetimet rëndon edhe akuza për mbajtjen e armëve të zjarrin dhe mjeteve shpërthyese.
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...