Në gjykatën e Kumanovës sot do te mbahet seancë e re për rastin e Almir Aliut.
Trupi gjykues në krye me Maja Denkovska do të kumtojë nëse është pranuar kërkesa për ndërrimin e prokurores Suzana Kusigerska, të cilën gjë e ka kërkuar pala e dëmtuar.
Kjo kërkesë është bërë për shkak të përpjekjes së prekurores për rikualifikim të lëndës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Pas këtyre paralajmërimeve, avokatët e familjes Aliu kërkuan nga Prokuroria e Lartë të prononcohet mbi tentativën për rikualifikim.
Gjatë votimit prokurorët u ndanë në baza etnike, ata maqedonas e pranuan rikualifikimin e veprës, ndërsa prokurorët shqiptar ishin kundër.
Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, pas një zënkë paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit Boban Iliç, i cili shtypi me makinë 4 vjeçarin nga Kumanova dhe prindërit e tij. /Express/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve