Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka kërkuar që të zbardhet rasti i vrasjes së 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska, që ishte raportuar e zhdukur.
Me anë të një postimi në Facebook, Xhaferi i shprehu ngvushëllime të afërmëve, shkruan Arbresh.info.
“Arsyeja, përgjegjësia për fjalën e thënë dhe përmbajtja nga përhapja e dezinformatave duhet të mbizotërojë në jetën e përditshme të secilit”, tha ai.
“Rastet e izoluara kriminale nuk duhet të përdoren për politikë ditore dhe as të barazohen me shoqërinë në tërësi. Organet kompetente ta zbardhin rastin deri në fund. Ngushëllime për të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën Vanjën”, u shpreh Xhaferi./Arbresh.info/
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...