Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Këto janë zgjedhjet e gjashta në vend, të parat pas ndryshimit të emrit.
Kandidati për President i mbështetur nga LSDM dhe partitë tjera të Qeverisë, Stevo Pendarovski ka dhënë deklaratë para mediave pasi ka votuar.
“Pres zgjedhje të qeta, ashtu siç i ka hije një shteti demokratik. Pres jehonë të madhe të votuesve, sepse qytetarët e dinë që bëhet fjalë për një koncept përmes të cilit duhet të vazhdoj të zhvillohet Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.
Dalja gjatë ditës së sotme, deri ora 10:00 ishte 6.20% e votuesve sipas KSHZ-së./alsat
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...