Zoran Zaev premtoi anëtarësim të plotë në BE dhe NATO pa prekur çështjet e identitetit dhe pa u dakorduar çfarëdo marrëveshjesh në dëm të interesave nacionale dhe shtetërore, thekson VMRO-DPMNE në reagimin me shkrim të deklaratës së kryeministrit Zaev të dhënë në takimin me organizatat qytetare.
Sipas VMRO-DPMNE-së, atë që Zaev e flet tani, lirimin e rekomandimit të kushteve shtesë Maqedonia i pati deri në vitin 2015, gjegjësisht, siç theksohet, deri në momentin kur LSDM me papërgjegjësi e shtyu vendin në krizë politike.
“Qytetarët nuk guxojnë të manipulohen. Qytetarët e mbajnë në mend se Radmilla Shekerinska premtonte zgjidhjen e çështjes së emrit në afat prej gjashtë muajve dhe anëtarësimin e shpejtë në BE dhe NATO. Pushteti i ri ka për obligim ta realizojë atë që e premtoi”, thuhet në reagim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...