VMRO-DPMNE ka dalur sërish kundër ndryshimeve në ligjin për gjuhët i cili parasheh avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
Sipas VMRO-së ndryshimet e propozuara janë tërësisht jo kushtetuese.
“Ligji për dygjuhësi është tërsisht jo kushtetues dhe në shum nene i tejkalon kufijt e kushtetutës. Në përputhje me këtë ligj Maqedonia do të fitojë gjuhën e dytë zyrtare në tër teritorin e shtetit dhe i njejtë do të jetë në përdorim zyrtar në të gjitha institucionet në nivel qëndror”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia e Gruevskit thonë se nuk do ta mbsështesin këtë ligj ndërsa e akuzoi LSDM-në se po e ridefinon shtetin. Ndryshe faza e parë e propozimligjit u miratua dit më parë me votat e shumicës parlamentare, ndërsa shqyrtimi i fazës së dytë fillon më 22 nëntor për kur është thirrur seanca e komisionit kuvendor për çështje evropjane si komision amë, pasi ligji në fjalë miratohet me flamurin e BE-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...