VMRO-DPMNE-ja do ta zhbllokojë zgjedhjen e kryeparlamentarit të Maqedonisë, vetëm në rast se merr garancën që ai do të shpallë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në seancën konstituive të Kuvendit të Maqedonisë, deputetët e partisë së Gruevskit kërkuan që Deklarata e partive shqiptare të vlerësohet në zgjedhje nga qytetarët.
“Na jepni garanci që sot do ta shpërndajmë Kuvendin, sot do të zgjedhim kryetarin. Platformën që përfaqësoni ju e ka pranuar LSDM-ja, por le të dalë edhe në zgjedhje dhe nëse merr mbështetje, VMRO-DPMNE-ja nuk do të bëjë asnjë vërejtje për atë që diskutohet”, deklaroi deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM-ja kërkon zhbllokimin e procesit, gjegjësisht zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit dhe vazhdimin e proceseve demokratike, duke thënë që zgjedhjet e reja nuk garantojnë që presidenti Gjorge Ivanov nuk do të bllokojë përsëri formimin e Qeverisë./Arbresh.info/
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...