Dëshmia e djeshme e prokurores Katica Janeva është dëshmi se hetimi për krimin milionësh për rastin “Reket” është i kompromentuar, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.
Opozita nëpërmes një kumtese e kritikon Janevën për atë se ka dhënë dëshmi në prezencë të avokatit.
“Avokati i saj njëkohësish në mënyrë ligjore procedon edhe një nga rastet e shënjestruar në rastin PSP-së “Perandoria”. Ky është një ofendim për çdo qytetarët të ndershëm i cili pret drejtësi në Maqedoni dhe që dëshiron që vendin tonë ta shikoj si një tregim të mirë. Është e qartë se Janeva nuk dëshiron që të bashkëpunojë me prokurorinë. Është e qartë se ajo është në anën e mbrojtjes së oktapodit kriminal të kriminelit të falur të Zoran Zaevit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Partia opozitare këkron zbardhjen e tërësishme të rastit dhe që hetimet të zgjerohen edhe personat tjerë.
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...
Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim