VMRO-DPMNE-ja ka ofruar tre data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale
Antonio Milloshoski, sot në konferencë për shtyp tha se partia e tyre vlerëson se më mirë është që të mbahen sa më shpejt zgjedhje lokale edhe atë kah mesi i korrikut.
“Nëse shumica parlamentare nuk është e gatshme për zgjedhje të shpejta në korrik, atëherë, termini i dytë i pranueshëm është 17 ose 24 shtator. Nëse shumica parlamentare LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët nuk janë të gatshme për zgjedhje lokale në shtator, atëherë propozojmë që zgjedhjet të mbahen më 15 tetor”, ka thënë Milloshoski.
Sipas tij çdo tentative për të anuluar edhe më shumë zgjedhjet lokale dhe të bllokohet mandati i komunave do të konsiderohet si ikje nga zgjedhjet./Arbresh.info/
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...