Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot bëri të ditur se gjithsej 88 deputetë janë vaksinuar me dozën e parë kundër COVID-19 dhe rreth 200 punonjës të shërbimeve kuvendare.
Deputetët dozën e dytë të vaksinës Sputnik V duhet ta pranojnë më 14 maj, ndërsa punonjësit disa ditë më vonë.
Deputetët dhe punonjësit tjerë që nuk kanë pranuar vaksinë në konsultim me mjekët do të vaksinohen më vonë.
Po ashtu do të rivaksinohen edhe pjesëtarë të sigurimit të brendshëm dhe punonjës të Shërimit për Punë të Përbashkët dhe të Përgjithshme të cilët punojnë në Kuvend./Telegrafi/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...