Mbrëmë banorët e Strimnicës kanë vendosur urën e këmbësorëve që lidh dy anët e fshatit. Ura është vendor nga banorët, bizneset dhe komuna e Zhelinës. Nga projekti ideor, ura është tërësisht ndryshe dhe nuk dihet pse ka ndryshuar.
Nga komuna e Zhelinës nuk tregojnë arsyen e ndryshimit të urës dhe pse nuk është bërë ashtu siç është prezantuar muaj më parë.
Kryetari i Bashkësisë lokale në Strimnicë, Qenan Iseni falënderon të gjithë ata që ndihmuan në këtë projekt për të mirën e fëmijëve të këtij fshati. Sipas tij pas përfundimit të urës, do të ketë edhe ndërtime tjera që ky fshat të jetë një ndër fshatrat shembull në Komunën e Zhelinës dhe më gjerë.
Ndryshe, banorët e fshatit Strimnicë së bashku me mërgimtarët vazhdojnë të japin maksimumin për të ndryshuar pamja e Strimnicës, duke nisur nga parku e deri te sinjalizimi horizontal i rrugëve.


67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...